NATO po konsideron mundësinë për të ndaluar fluturimet ajrore në qiellin e Ukrainës

NATO mund ta konsiderojë mundësinë që të bëjë një zonë të ndaluar fluturimi hapësirën ajrore të Ukrainës.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cituar nga Sky News UK.

Ndërkohë qeveria britanike është shprehur se nuk ka dyshim se aktet e Rusisë në Ukrainë duken të jenë krime lufte.

I pyetur nëse Boris Johnson e konsideronte sulmin në memorialin e holokaustit në Babi Yar të Kievit ose shënjestrimin e blloqeve të apartamenteve si krime lufte, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha:

"Unë mendoj se të gjithë ata që keni renditur mund të bien në atë kategori. Natyrisht, duhet ta marrë një gjykatë penale atë vendim, por unë mendoj se askush nuk mund të ketë asnjë dyshim se ato që ne po shohim çdo ditë, pothuajse çdo orë tani, janë akte të tmerrshme që me siguri do të dukeshin si krime lufte."