"Gjuetarët", skuadra vrasëse që ishte urdhëruar të eliminonte Zelenskyn është eliminuar

Dy skuadra speciale vrasësish të njohur si “Gjuetarët” të vendosura në Ukrainë për të vrarë presidentin Volodymyr Zenensky janë eliminuar nga forcat ukrainase. Deklarata u bë nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov në një television Ukrainas raporton New York Post.

“Ata ishin ndarë në dy grupe dhe ne ishim në gjurmët e tyre”

Njëri grup lëvizte pranë Hostomel në veriperëndim të Kievit

“Ne nuk do të heqim dorë nga presidenti ynë, as nga vendi ynë”, shtoi Danilov. "Kjo është toka jonë, largohu"

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt me qëllimin për të "prerë kokën" qeverinë properëndimore të Ukrainës dhe për të instaluar një regjim miqësor me Moskën.

Vetë Zelensky pat pranuar se ai ishte në shënjestër në fillimin e armiqësive javën e kaluar - duke u thënë udhëheqësve evropianë në një mesazh video: "Kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë".

Nuk është ende e qartë se sa vrasës u vranë ose u kapën të martën e 1 marsit 2022.

Ndërkohë Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i Putinit, konfirmoi praninë e luftëtarëve çeçenë në Ukrainë javën e kaluar dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre.

Çeçenët nuk janë të vetmit që besohet se kërkojnë të vrasin Zelensky. Anëtarët e Grupit Wagner – një forcë e pamëshirshme mercenare ruse që pretendohet se ka kryer krime lufte në emër të Kremlinit në Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore – mendohet se po operojnë në Ukrainë me urdhër për të vrarë presidentin.