Video/ Presidenti Zelensky përloti përkthyesin gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian

Përkthyesi zyrtar ukrainas-anglisht për Parlamentin Evropian u shfaq i mbingarkuar emocionalisht teksa përkthente një fjalim të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Zelenskyy e bëri deklaratën përmes një videoje të drejtpërdrejtë si pjesë e debatit të jashtëzakonshëm të parlamentit të BE të martën, 1 mars mbi pushtimin rus.

Ai u tha eurodeputetëve se ukrainasit nuk do të hiqnin dorë nga mbrojtja e vendit të tyre.

"Ne po luftojmë vetëm për tokën tonë dhe për lirinë tonë," tha Zelenskyy ndërsa përkthyesi u prek nga fjalët e tij.

Presidenti i bëri thirrje gjithashtu BE-së të provojë se e mbështet vendin e tij duke e lejuar atë të bashkohet me bllokun.

Më poshtë është momenti i fjalimit të Zelenskyt ndërkohë që përkthyesi shfaqet i përlotur: