Ish-ministri i Jashtëm rus: Diplomatët të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë

Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste”, shkroi ai në Twitter të martën.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë."

Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 nën Presidentin Boris Jelcin.