Mbi 660 mijë të larguar nga Ukraina, pritet të shkojnë në 4 mln, ja ku po shkojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 17:25
Më shumë se 660,000 civilë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së, por ky numër mund të rritet masivisht në rreth katër milionë.
Refugjatët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Moldavinë.
Polonia ka pranuar deri më tani mbi 377,000 refugjatë, sipas OKB-së. Qeveria polake thotë se 50,000 të tjerë po mbërrijnë çdo ditë.
Hungaria dhe Rumania po japin ndihma në para për ushqim dhe veshje. Fëmijëve u jepen vende në shkollat lokale.
Republika Çeke ka aktivizuar një plan i cili do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj të veçantë vize përmes një procedure të thjeshtuar.


