Ukraina: Kulla televizive u godit nga rusët, kanalet s'do funksionojnë për një kohë. 5 të vrarë

Shpërthime të tjera janë raportuar pranë kullës televizive në Kiev.

Qeveria ukrainase thotë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi nga forcat ruse.

Ministria e Brendshme tha se disa pajisje ishin dëmtuar dhe se "kanalet nuk do të funksionojnë për një kohë".

Shpërthimi pranë kullës televizive u raportua rreth orës 16:30 nga mediet lokale.

Pesë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse sulmuan kullën televizive në Kiev, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Momenti i shpërthimit