Demalia: Sanksionet perëndimore do të bllokojnë ekonominë ruse, lëvizje për të rrëzuar Putinin

Analisti Ilir Demalia shkruan në Facebook se sanksionet perëndimore i kanë ngrirë rreth 1 trilion dollarë bankave dhe oligarkëve rus.

Sipas Demaliajt kjo gjë bllokon ekonominë ruse duke filluar një lëvizje të brendshme në Rusi për rrëzimin e Putin.

Ai shton se gara e armatimit e solli botë në këtë pikë ku bota po ballafaqohet me krizën më të rëndë që nga Lufta II Botërore.

Demalia: USA dhe Western Europe nga sanksionet do t’i ngrinë 1000 billion dollar të gjitha bankave ruse në perëndim dhe oligarkëve rusë. Kjo bllokon ekonominë ruse duke filluar një lëvizje të brendshme në Rusi për rrëzimin e Putin. Në anën tjetër sanksionet nuk ndalin sulmet ushtarake ruse në Ukrainë duke pritur një përmbysje të brendshme të Putin.

Frika e një shpërthimi të armëve bërthamore sipas kërcënimeve të Putin, ku ka deklaruar, se n.q.s USA dhe NATO do përfshihet në Ukrainë Ai, do të përdorë armët bërthamore, ka paralizuar NATO-n dhe Perëndimit si asnjëherë janë të bashkuar kundër ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Por ky bashkim nuk ndalon bombardimet ruse dhe avancimin drejt Kievit dhe mijëra viktima që do shkaktohen. Sa larg do të shkojë Putin me kërcënimin e armëve bërthamore i cili disponon mbi 6,000 nuclear bombs? Gara e armatimit e solli botë në këtë pikë ku bota po ballafaqohet me krizën më të rëndë që nga Lufta II Botërore.