Tragjike në Itali, 4-vjeçari shqiptar mbytet me ushqim në sy të babait të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 15:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në Edolo të Brescia.
Një djalë katër vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur teksa hante sallam.
Djali i vogël ka qenë në shoqërinë e babait të tij gjatë drekës.
Pavarësisht nxitimit për ta çuar në spital, fëmija ka ndërruar jetë pavarësisht se mjekët kishin arritur t’i nxirrnin copën e ushqimit.
Fëmija ka pasur për shumë kohë vështirësi në frymëmarrje.
Familja shqiptare jetonte prej kohësh në Vallecamonica.
Trupi i pajetë tashmë u është kthyer prindërve, shkruajnë mediet italiane.
