Miliarderi rus: Lufta "tragjike" duhet të ndalet

Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë thotë se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ëhstë një "tragjedi" për të dyja palët.

Mikhail Fridman, i lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë drejtpërdrejt, pasi mendon se kjo do të ishte një rrezik - jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.

Ai thotë gjithashtu se një ndalim i përgjithshëm për rusët që të bënin biznes në botë dukej i padrejtë.

Ndërkohë, Fridman është larguar nga bordi i drejtorëve të Veon, thotë operatori i rrjetit celular.

Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon rrjete në Ukrainë dhe Rusi, si dhe në Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.