Fëmijët e sëmurë me kancer janë strehuar në bodrumin e spitalit në Ukrainë: Mund të vdesin nëse nuk evakuohen

Fëmijët që vuajnë nga kanceri janë strehuar në bodrumet e spitalit ukrainas. Mjekët kanë paralajmëruar se ata nuk do të arrijnë të mbijetojnë në se nuk janë në gjendje të evakuohen në qendrat e specializuara ku mund të vazhdojnë trajtimin e tyre.

Për pacientët e vegjël me kancer, trajtimet e tyre janë ndërprerë pasi u zhvendosën me shpejtësi në bodrumin e një spitali për fëmijë në kryeqytetin ukrainas të Kievit, si rezultat i granatimeve nga trupat pushtuese ruse.

Mjekët dhe infermierët të cilët janë në gjendje të ofrojnë  vetëm një formë bazë të kimioterapisë për shkak të mungesës së furnizimeve, kanë frikë se mungesa e trajtimit do të thotë se fëmijët do të sëmuren më shumë dhe disa nuk do të mbijetojnë.

"Këta fëmijë vuajnë më shumë sepse duhet të  qëndrojnë gjallë për të luftuar me kancerin - dhe kjo luftë nuk mund të presë," tha Dr Lesia Lysytsia për NBC News nga bodrumi i Okhmatdyt, spitali më i madh i fëmijëve në Kiev.

"Nëse trajtimi i kancerit i fëmijëve ndërpritet më tej nga lufta, "pacientët tanë do të vdesin", paralajmëroi Dr Lysytsia.

Evakuimi i fëmijëve të sëmurë në një qendër mjekësore në Lviv, në Ukrainën perëndimore, ku ka më shumë furnizime me ilaçe dhe kushtet janë më të sigurta, është jashtëzakonisht i vështirë për mjekët.

Mjekët kanë frikë se fëmijët mund të vriten nëse i evakuojnë, pasi bombat dhe raketat ruse bien mbi Ukrainën. Vendi ka raportuar 352 vdekje civile që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë.

Fëmijët e sëmurë me kancer janë strehuar në

Fëmijët e sëmurë me kancer janë strehuar në