OKB rrit ndihmën për Ukrainën, apelon për 1.7 miliardë dollarë

Agjencitë e OKB-së kanë nisur një apel urgjent për t'iu përgjigjur krizës humanitare të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, duke bërë thirrje për mbledhjen e 1.7 miliard dollarëve për të ndihmuar njerëzit që kanë ikur nga vendi dhe ata që janë ende të bllokuar brenda.

"Kriza është bërë serioze shumë shpejt", u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Gjenevë, Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente.

Ai bëri thirrje për dhembshuri.

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, tha në të njëjtën konferencë se 150,000 persona të tjerë ishin larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kërkuar siguri në vende të tjera që kur Moska nisi sulmin e saj tani është rreth 680,000.