Ambasada ukrainase në Vatikan: Rusët gati të godasin katedralen e Santa Sofisë në Kiev

Ambasada ukrainase në Selinë e Shenjtë, Vatikan ka paralajmëruar se rusët janë gati të godasin katedralen e Santa Sofisë në Kiev.

Forcat e armatosura ruse goditën kullën televizive të Kievit, për pasojë kanalet televizive të vendit ndaluan transmetimin.

Media lokale The Kyiv Independent e njoftoi këtë në Twitter.

Nga ana diplomatike, përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të konfliktit janë duke u intensifikuar.