Video/ Shpërthime në Kiev, bien sirenat e sulmit ajror, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar
Mediet lokale raportojnë se shpërthime të tjera janë dëgjuar pasditen e sotme në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
Sirenat e sulmit ajror ranë një minutë më vonë, duke u kujtuar banorëve të shkonin në strehën më të afërt.
Ushtria ruse ka marrë nën kontroll disa qytete ukrainase dhe tani duket se objektivi është kryeqyteti. Qindra mjete ushtarake janë nisur drejt Kievit që nga mëngjesi dhe kanë paralajmëruar se do të sulmojnë pikat strategjike.
Afro 40 kilometra ishte autokolona e mjeteve ushtarake ruse mëngjesin e së martës ndërsa drejtoheshin për në kryeqytet.
Forcat ruse tashmë kanë marrë pjesën veriore të kryeqytetit deri në kufirin bjellorus, përfshirë termocentralin e Çernobilit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko ka njoftuar se ushtria ruse ndodhet në periferi të kryeqytetit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë për të mbrojtur vendin.
Harta e ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë tregon sulmet ruse dhe vendndodhjet e trupave.
"Pushtimi i paligjshëm dhe i paprovokuar i Ukrainës po vazhdon. Harta më poshtë është përditësimi më i fundit i Inteligjencës së Mbrojtjes mbi situatën në Ukrainë - 01 mars 2022."

The illegal and unprovoked invasion of Ukraine is continuing.
— Ministry of Defence ???????? (@DefenceHQ) March 1, 2022
The map below is the latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 01 March 2022
Find out more about the the UK Government's response: https://t.co/94E5eEDqiw
???????? #StandWithUkraine ???????? pic.twitter.com/ecJXd47FuJ
