Nesër takohen sërish delegacionet Ukrainë-Rusi, qëllimi vendosja e armëpushimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 15:35
Ditën e nesërme (2 mars) delegacioni u Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillojnë sërish një takim.
Lajmin e ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim rus, duke thënë se bisedimet e planifikuara për nesër kanë për qëllim vendosjen e një armëpushimi dhe tërheqjen e Rusisë, por zyrtarët perëndimorë janë të kujdesshëm ndaj motiveve të Rusisë
Bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas u zhvilluan dje (28 shkurt) në kufirin me Bjellorusinë.
Ukraina e cila prej mëngjesit të 24 shkurtit po lufton më forcat ruse, kërkon armëpushim dhe tërheqje nga pala kundërshtare, ndërsa Kremlini këmbëngul në pavarësinë e dy rajoneve, por dhe qëndrimin e Kievit si një shtet neutral pa u bërë pjesë e NATOS.
