Festivali Hindu Hivaratri, besimtarët falen në tempullin e shenjtë dhe pijnë marijuanë
Një milion njerëz pritej të vizitonin tempullin e perëndisë hindu Shiva në Shivaratri, një nga festat më të dashura të Nepalit. Këtë vit festa ka qenë e vakët dhe shkak mbetet pandemia. Qindra mijëra besimtarë u grumbulluan në tempullin e shenjtë në kryeqytetin e Nepalit, ndërsa një nga karakteristikat e festës është tymosja e marijuanës.
Rreth një milion besimtarë pritej të vizitonin të martën tempullin e perëndisë hindu Shiva në Maha Shivaratri, një nga festivalet më të dashura të Nepalit, pasi tempujt, shkollat dhe tregjet kanë filluar të hapen javët e fundit pas rënies së numrit të rasteve COVID-19 në Nepal. Por kete vit festa ka qene e vaket dhe shkak mbetet pandemia.
Tempulli Pashupatinath i vendosur në Katmandu është ndër tempujt më të rëndësishëm hindu dhe është i popullarizuar me pelegrinë. Gjatë festivalit, besimtarët agjërojnë gjithë ditën, vizitojnë tempullin dhe bëjnë një zhytje në lumin Bagmati.
"Unë vij në festival prej dhjetë vitesh.Ndjej shumë gëzim duke ardhur këtu", tha Ram Sanandas, sadhu Indian.
Festivali është gjithashtu i famshëm për tymosjen e lirë të marijuanës, e cila klasifikohet si lëndë narkotike dhe e dënueshme me burg.
Në zonën e pyllëzuar dhe në breg të lumit pranë tempullit, të shenjtët hindu u bashkuan me besimtarë që tymosnin marihuanë.
Nepali dikur ishte i famshëm për marihuanën dhe lëndët narkotike të tjera në vitet 1960, kur hipitë dolën drejt kombit Himalayan.
Dyqanet dhe çajtoret e reklamonin dhe e shisnin atë legalisht – derisa marihuana u shpall e kundraligjshme në vitin 1976.

