Në rresht për një, shikoni si largohen diplomatët ndërsa ministri i Jashtëm rus i drejtohet OKB-së
Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë një fjalimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në konferencën e OKB-së për Çarmatimin që u mbajt këtë të martë në Gjenevë.
Lavrov nuk ishte i pranishëm fizikisht por përmes një videokonference që nuk dihej nëse ishte direkt apo e regjistruar më parë.
Një video e postuar nga delegacioni francez tregon dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga salla, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.
“BE dhe partnerët e saj u larguan gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Tëitter.
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa "të egra" nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Walk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to show our support to Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/q6Tq8bdd1D
— France-Désarmement ???????????????? (@FR_Desarmement) March 1, 2022
