"Luftë" bërthamore Rusi-SHBA, Lavrov: E papranueshme që SHBA ka stacione në Evropë
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin armët bërthamore nga vendet e Evropës dhe t’i çojnë në SHBA si dhe akuzoi Perëndimin se po shkakton tragjedi në Ukrainë duke bashkëpunuar me qeverinë e Zelenskit.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov, ka folur për armët bërthamore amerikane të vendosura në shumë vende të Evropës të cilat sipas Lavrov duhet të kthehen në SHBA.
Lavrov: Garancitë e sigurisë së Moskës nga vendet e NATO-s janë të një rëndësie thelbësore. Është e papranueshme për Federatën Ruse që armët bërthamore amerikane të jenë të vendosura në territorin e një numri vendesh evropiane, është koha për t'i kthyer ato në Shtetet e Bashkuara.
Lavrov komentoi edhe sanksionet për të cilat tha se vendet e BE-së po i largohen dialogut dhe kanë zgjedhur sanksionet.
Lavrov: Vendet e Bashkimit Evropian po përpiqen të largohen nga një dialog i ndershëm ballë për ballë dhe kanë zgjedhur rrugën e sanksioneve. Tragjedia e Ukrainës është një rezultat i bashkëpunimit të padronëve perëndimorë me regjimin kriminal të Kievit.
Lavrov tha ndër të tjera se autoritetet në Kiev kanë nisur planet për të siguruar armë bërthamore duke kërcënuar sigurinë kombëtare.
Federata Ruse shtoi kryediplomati, nuk mund të mos reagojë ndaj rrezikut real të Ukrainës për të përvetësuar armë bërthamore dhe po merr të gjitha masat për ta parandaluar.

