Libri që do të nxisë debate?
Vëllimi i dytë i librit “Shqiptarët në luftën e dytë botërore”, të historianit Paskal Milo, pritet të ketë debate, pasi siç shprehet vetë autori se ka prekur interesa politike duke mbështetur të vërtetën historike.
“Ia kam arritur sipas mënyrës sime që t’i them disa gjëra deri në fund për aq sa më lejojnë burimet. Mirë është që bëhet një debat, dhe unë jam i gatshme që ta përballoj sfidën.”
Libri vjen pas vëllimit të parë të botuar para 8 vitesh dhe autori Milo shprehet se shkrimi i tij ka qenë një sfidë e vërtetë për të bërë të mundur përcjelljen e një historie të vërtetë të bazuar në fakte konkrete duke qëndruar larg frazave subjektiviste e me mendësi folklorike.
“Libri nuk është ndërtuar mbi hiçin por mbi arritjet e gjithë histografisë shqiptare për këtë epokë.”
Kolegët historianë u shprehën mjaft optimistë për shkrimin e këtij libri, i cili sipas tyre ka qenë i nevojshëm për shkak të mungesës së një punimi të tillë shkencor për luftën e dytë botërore në Shqipëri.

