Lamtumirë Bardhyl Londo! Homazhet për shkrimtarin bëjnë bashkë politikën dhe letërsinë

Shkrimtarit Bardhyl Londo ju dha lamtumira e fundit në Tirane. Emra të njohur nga politika por edhe nga arti dhe letërsia vlerësuan London si një politikan mbi palët dhe autor të veprave që janë ende aktuale e do të jetojnë gjatë.

Shkrimtarit Bardhyl Londo ju dha këtë të shtunë lamtumira e fundit.  Nga ambientet e parlamentit, miq, kolegë, të afërm dhe politikane nderuan shkrimtarin duke kujtuar atë përmes veprave që la dhe ndikimin pozitiv që ai pati në shoqëri.

"Kemi mësuar lidhjen e fortë që duhet të ketë estetika me etikën."

"Bardhyl Londo ishte një poet i angazhuar për ndryshimin."

Vargjet e tij nuk e kanë humbur as sot aktualitetin.

"Jemi në momentin për t kujtuar poezitë për Kosovën në kohën kur nuk shkruante njeri, jemi në momentin për të lexuar poezitë për dashurinë."

Ndërsa politikanët do e kujtojnë Bardhyl London gjithnjë si një person mbi palët dhe një urë lidhëse për bashkëpunim.

"Ai ka shërbyer si një urë për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun" tha presidenti Ilir Meta.

"Duke na lënë një model dhe një trashëgimi në kulturë dhe në letërsi" tha Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit.

"Reflektonte pozitivitet dhe është një humbje e madhe jo vetëm për familje, por për gjithë shqiptarët" tha deputeti i PD-se, Edi Paloka.

 Bardhyl Londo ndërroi jete të premten e 18 shkurtit pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai do të prehet në varrezat e Tufinës, ndërsa veprat e tij do e mbajnë atë gjithmonë gjalle mes shqiptarëve.

Lamtumirë Bardhyl Londo! Homazhet për shkrimtarin bëjnë
Bardhyl Londo