Putin nuk është më në Kremlin?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 10:11
A ka ikur Vladimir Putin nga Moska?
Sipas shërbimit sekret ukrainas dhe qarqeve të qeverisë gjermane, despoti rus thuhet se është fshehur në një bunker në Urale, raporton Bild.
Më tej thuhet se ai nuk do të lejojë që miqtë e tij oligarkë të largohen nga vendi. Për këtë Putin u ka hequr avionët privatë.
