CIO jep goditjen e fortë: Rusia e Bjellorusia nuk mund të garojnë në asnjë aktivitet sportiv

Manifestimet dhe kompeticionet ndërkombëtare janë të ndaluara për atletët rusë dhe bjellorusë. Kështu vendosi Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “me dorë të rëndë” pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Një vendim i marrë "për të mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve", shkruan CIO në vendimin e publikuar.

 

CIO rekomandon që Federatat Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorët e ngjarjeve sportive të mos ftojnë ose të mos lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.

Në rast se kjo nuk mund të jetë e mundur për arsye organizative ose ligjore, atëherë ky organizëm, më i larti i garave sportive në botë i bën thirrje fuqimisht Federatave dhe organizatorëve që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që asnjë atlet ose zyrtar sportiv rus ose bjellorus nuk mund të marrë pjesë nën emrin të Rusisë apo Bjellorusisë.

Shtetasit rusë ose bjellorusë, pavarësisht nëse janë të pranishëm si sportistë individualë ose ekiporë, duhet të pranohen vetëm si neutralë. Nuk duhet të shfaqen simbole, ngjyra, flamuj apo himne kombëtare rekomandon Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, një lëvizje kjo që pothuajse paralizon çdo aktivitet ndërkombëtar të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kjo e fundit është shtuar bashkë me Rusinë pasi po vlerësohet si një vend që po shërben për Rusinë të ndërhyjë dhe të fuse trupat e ushtrisë ruse në Ukrainë përmes territorit të tyre dhe kjo pothuajse e bën fajtore njësoj si vend agresor./Ora News/.