Afera e incineratorëve, PD me fakte të reja për Veliaj në SPAK, Tabaku: Krijoi monopole duke dëmtuar buxhetin e shtetit
Partia Demokratike ju rikthye sërish këtë të hënë aferës 430 mln euro të incineratorëve.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Tabaku tha se PD do të çojë fakte shtesë në SPAK sa i përket Erion Veliaj. do të fillohet me Erion Veliaj që sipas saj gjatë dëshmisë u kap në bënjeshtra
"Do ta fillojmë sot me Erion Veliaj që gjatë dëshmisë së tij u kap në dëshmi të rremë".
Tabaku më tej zbuloi edhe faktet shtesë që rëndojnë ndaj tij.
"Ka qenë i informuar për projektin e incineratorit që në datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kompanisë e cila fiton koncesionin informohet për një studim ku pjesa takuese e bashkisë Tiranë në kosto 91 mln euro. Në 5 shtator 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të incineratorit të Tiranës ku bashkia Tiranë ka dy përfaqësues, Taulant Tushën dhe Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor Veliaj kthen një përgjigje në emër të bashkisë Tiranë me kostot e buxhetit, 91 mln euro, por njëkohësisht dhe në emër të qarkut Tiranë pa e dërguar kërkesën e Ministrisë së Mjedisitt dhe projektin në këshillin bashkiak të Tiranës.
Qytetari Erion Veliaj në vetëdije të plotë merr përsipër një angazhim financiar, detyrime financiare të bashkive të qarkut Tiranë për t'ja paguar koncesionarit. Veliaj zotohet se do të paguajë jo vetëm pjesën e bashkisë Tiranë prej 91.8 mln euro pa pyetur këshillin bashkiak por njëkohësisht në rast se bashkitë e tjera dështojnë për ti zbatuar detyrimet e tyre Erion Veliaj merr përsipër të paguajë detyrimet edhe të bashkie të tjera të qarkut Tiranë pa pasur autoritetin, përgjegjësinë dhe funksionet e qarkut. Kjo është një shkelje e dyfishtë.
Ka edhe një elëement shtesë, toka ku do ndërtohet impianti në pronësi të shtetit me 60.1% të sipërfaqes, 39.9% ëahtë pronë private dhe do shpronësohet dhe përballohet nga bashkia Tiranë. Kemi dy vendime të ndryshme sa i përket vlerrës së pronës që janë konfliktuale mes tyre. Por menjëherë pas firmosjes së kontratës koncesionare qeveria angazhon buxhetin e shtetit me një akt normativ përdor fondin rezervë për të shpronësuar tokën e bashkisë Tiranë. Shteti vë në dispozicioin tokën, bën shpronësimet por i kalon fondin bashkisë Tiranë. Ndonëse në realacion vlera e shpronësimit është llogaritur 214 mln lekë, me një VKM rritet 40 milion lekë të tjera, buxhet i bashkisë Tiranë".
Tabaku shtoi se Veliaj ka krijuar monopole duke dëmtuar buxhetin e shtetit.
Ajo tha se Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro me aferën e inceneratorëve.
Dosja e inceneratorëve, sipas Partisë Demokratike është një provë për drejtësinë e re.

