Përplasen tre makina në aksin Cërrik-Gramsh, pasagjerja e njërit prej mjeteve në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 09:18
Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Cerrik-Gramsh.
"Janë përplasur 3 automjete, dhe konkretisht një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin R. Xh., një automjet tip “ Benz” me drejtuese shtetasen K. M., dhe automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. A" njofton policia.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. M., pasagjere në automjetin tip “Benz “ e cila ndodhet për mjekim në spitalin e Cerrikut, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

