Rama dhe Kurti në Samitin për Ballkanin në Londër, Bernabic i ndjek punimet online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 10:59
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022 që po mbahet në Londër.
Të pranishëm janë dhe homologët e tij të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë nuk ka udhëtuar fizikisht kryeministrja e Serbisë, e cila po ndjek punimet online.
Në orën 17:30 të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të priten në një takim nga kryeministri britanik Johnson.

