Këshilli i Sigurimit seancë të posaçme për Ukrainën, Miratohet rezoluta e SHBA-së dhe Shqipërisë
Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.
Rezoluta u propozuar nga Shqipëria & SHBA lidhur me situatën në Ukrainë.
Takimi, i planifikuar për të hënën, do t'u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin. Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi,, raporton BBC.
Rezoluta, e quajtur "Bashkimi për Paqe", u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.
Ministrja jonë e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në Facebook ditën e sotme, ku rezoluta është miratuar me 11 anëtarë pro.
Xhaçka: Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA. Sesioni i jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë!
Një takim në mes të delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë është paraparë për mëngjesin e së hënës.

