Bolsorano i Brazilit: Ukrainasit në dorën e një humoristi, Putin nuk do bëjë gjakderdhje masive
Presidenti kontrovers i Brazilit, i cili ka habitur shpesh opinionin publik me qëndrimet e tij kundra vaksinave lidhur me luftën ka thënë se ukrainasit e kanë lënë fatin e kombit në duart e një humoristi, duke iu referuar presidentit Zelenski.
Në ndryshim nga shumica e liderëve perëndimorë, por jo vetëm presidenti i Brazilit ka kritikuar presidentin ukrainas Vollodimir Zellenski.
Bolsonaro: Ukrainasit e kanë vendosur shpresën e kombit të tyre në duart e një humoristi.
Presidenti brazilian iu referua kohës kur Zellenski ka qenë komedian, përpara se të bëhej president.
Lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, Bolsonaro ka deklaruar Brazili nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Bolsonaro: Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur. Një pjesë e madhe e popullsisë së Ukrainës flet rusisht dhe rreth 90% e tyre duan të bashkohen me Rusinë. Po presim një raport përfundimtar të asaj që po ndodh, por jam kundër çdo lloj sanksioni që mund t’i sjellë pasoja negative Brazilit. Gjithsesi nuk mendoj se ushtria e Putinit do të kryejë ndonjë gjakderdhje masive në Ukrainë. Një president si ai i Rusisë nuk dëshiron të ndërmarrë një masakër, askund.
Bolsonaro shpërfilli këshillat e SHBA-ve për të mos vizituar Moskën gjatë këtij muaji, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe deklaroi se ai ishte në solidaritet me Rusinë, koment i cili zemëroi Perëndimin.

