Ministria e Brendshme e Ukrainës: Deri më tani janë vrarë 352 civilë, 14 prej tyre fëmijë

Numri i njerëzve të njohur të vrarë në Ukrainë pas pushtimit rus është 352 civilë, tha të dielën Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, sipas ministrisë.

Ndërkohë, 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.

Nga ana tjetër, deri më tani ka pasur shumë sulme ajrore në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se raketat balistike ruse janë lëshuar nga vende në Bjellorusi fqinje.

Për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë, u dëgjuan paralajmërime për sulm ajror në qytetin lindor të Dnipro.

Po ashtu, sirenat kanë rënë edhe në kryeqytetin, Kiev.

Pas katër ditësh të humbjeve të saj, Rusia tani ka pranuar se ushtarët e saj janë vrarë në luftime, por ajo refuzoi të japë ndonjë numër.

Një zyrtar do të thoshte vetëm se shifra ishte më e ulët se ajo që raportojnë ukrainasit.