Frika e sanksioneve, Abramovich dorëzon Chelsean në një fondacion bamirës

Pas një presioni të madh nga tifozët por më shumë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar por edhe nga frika se mund të sanksionohet duke çuar dëm punën e 20 viteve, Roman Abramovich ka ndërmarrë veprimin e dhimbshëm.

Ai ka dorëzuar Chelsean dhe menaxhimin e klubit të tij një fondacioni bamirës. Që do të thotë për momentin, Abramovich lë menaxhimin e klubit të tij në duar të tjera.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen duke luajtur gjithashtu një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave.

Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administruesve të besuar të Fondacionit bamirës të Chelsea kujdesin e klubit. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”.

Kjo nuk do të thotë që Roman Abramovich largohet por në një situate tjetër më të qetë, ai mund të rikthehet në krye pasi mbetet ende pronari i klubit por veprimi tjetër që mund të bëjë është shitja e klubit./Ora News/.