Nga pjatalarës në shef kuzhine, shqiptari me 10 çmime ndërkombëtare rrëfen historinë e tij
Në pjesën e tretë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte i ftuar një shqiptar, kuzhinier që jeton prej vitesh në vendin fqinj, Greqi. Ravajol Hasani, i cili është një ndër kuzhinierët më të mirë shqiptarë që na bënë krenarë jashtë Oqeanit.
Ai është vlerësuar me mbi 10 çmime ndërkombëtare, si dhe është vlerësuar nga Franca si ambasador për Qipron, në mesin e 150 shefave më të mirë në botë. Po ashtu vlerësues me një sërë çmimesh si “Kapela e Artë”, “Luga e Argjendt”, etj. Ai tregoi në studio se ashtu si çdo shqiptar emigroi për në Greqi, për një jetesë më të mirë.
Ku përmendi se vështirësitë në fillimet e tij ishin të shumta, por pavarësisht kësaj ka arritur t’ia dal më së miri. “Emigracioni i prindërve për një jetë më të mirë ne emigruam nga Shqipëria në Athinë. Fillimet kanë qenë shumë të vështira, sakrifica plotë, por dëshira për një të ardhme më të mirë normalisht që rrinim me shpresë për të ardhmen.
Ndoqa studimet për kulinari në Francë. Asaj kohe kërkonin pastrues në një retorante, por më pas shefi më sugjeroi gatimin. Isha 17 vjeç kur ndoqa më pas studimet për kulinari. U dashurova me këtë profesion, dhe ftesa për në Qipro me erdhi në moshën 22 vjeç që të menaxhoja një restorante dhe tashmë bëj 12 vite këtu.
Kjo kohë ka qenë pak impenjues për mua, punoja nga mëngjesi në darkë, doja që besimin që më dhanë ta tregoja atë”, tha ai në studio. Më tej teksa, solli në vëmendje ndjesinë e parë të përjetuar në çmimin e parë që ka marrë, ai tha se sfati ka qenë një mbështetje e madhe për të.
“Nëse kthehem në fillimet e mija, kujtoj që gjithmonë doja të merresha me punë dhe të arrij këtu ku jam, por gjithmonë kam pasur mbështetjen e stafit, që janë shumë të përkushtuar në atë që bëjnë.
Çmimi i parë ka qenë si restoranti më i mirë ku unë punoja. Ka qenë një emocion dhe ndjesi shumë e mirë për mua. Terreni jashtë është shumë i vështirë për të arritur ëndërrat, por unë them që të rinjtë nuk duhet të demotivohen. Por, të kenë vullnet dhe shumë durim të përballen me gjithë sfidat. Jo të penalizohen dhe të heqin dorë nga vështirësitë. Po ashtu duhet mbështetje nga familjarët e të afërmit shumë, vetëm atëherë ecën njeriu në jetë”, tha ndër të tjera ai. Së fundmi, ai u shpreh se politikanët janë klientët më të thjeshtë, kërkojnë gatime specifike.
“Nuk kam hasur vështirësi në shërbime, pasi mendoj se njerëzve u serviret njëlloj shërbimi, po me të njëjtën dashuri dhe përkushtim. Por, di të them se politikanët, janë më të thjeshtë në recetat dhe gatimet që kërkojnë. Duan gjëra specifike”, përfundoi Hasani.
Ravajoli, para disa vitesh ka gatuar në Kanada për njerëz të rëndësishëm të fushës muzikës, politikës, ekranit dhe biznesit. Mes tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur botërore Rihanna. Gjithashtu nga duart e tij ka ngrënë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeao apo aktori i mirënjohur Hug Jackman. Këto janë vetëm disa nga lista e gjatë e personazheve të njohur, për të cilët Ravajoli ka gatuar.
E gjithë historia e tij tregon se rruga drejt suksesit nuk është e lehtë, por nëse pasioni dhe dëshira janë në mes, gjithçka arrihet. Sot është masterchef, por akoma nuk është i kënaqur me veten e tij, sepse beson se gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar.



