Familja Rizvani apelon për ndihmë, kushtet ekonomike rëndojnë gjendjen shëndetësore të vajzave

Mes mjerimit dhe varfërisë ekstreme një familje në fshatin Rrushkull të Durrësit apelon për ndihmë. Të sëmurë, gjendja u rëndohet më tepër pasi jetojnë në një shtëpi pa dyer dhe dritare. Ata kërkojnë mbështetje pasi të vetëm nuk mund t’ja dalin.

Skamja dhe vuajtjet i kane hyre ne palce familjes Rizvani. në fshatin Rushkull rreth 15 minuta larg nga Sukthi i Durrësit.

Jeta është një sprove tejet e vështire për ta. Përpjekjet për tw luftuar varfërinë kanë qenë të shumta por nuk ja kanë dal dot. 4 anëtarët e kësaj familje janë të gjithë të pamundur nga gjendja shëndetësore e jetojnë me kempin që marrin. Me ato para detyrohen të marrin ilaçet dhe të ushqehen.

Dy vajzat e shtëpisë Havaja dhe Entela 38 dhe 40 vjeç prej vitesh kanë probleme me muskujt.

Entela thotë se jetesën nuk e kishte ëndërruar kështu.

“Sëmurë kam qenë. Është dhe ky i ftohti bie shumë shpesh sëmundja. Jemi dy herë, njëherë nga zoti, njëherë nga varfëria. S’u kënaqëm me këtë shtëpi, me këtë jetë.”

Vuajtjet nuk kanë fund. Veç sëmundjes ky ftohti dhe sëmundjes së tyre dhe nëna, Bukuria , ka probleme me shikimin.

“Me ilaçe i mbaj se s’i kam sytë e mi. Dy gocat e i kam të sëmura, janë pa shpresa.”

Gjendja e tyre shëndetësore rendohet dhe më keq në këtë shtëpi pa dyer e dritare. Gjithçka që bie jashtë, hyn dhe brenda.

Në shtëpinë e tyre edhe ato pak oredi, te cilat ua kanë falur. Dhimbja u shfaqet ne sy.

Fati i keq i përndjek ndërsa në pamundësi për të ndryshuar situatën ata apelojnë për ndihmë.