Parodisti nga Kosova që sjell "Big Brother" Mustafa tregon sesi muzika është trashëguar në familje

Gëzim Mustafa, parodisti i njohur në Kosovë i cili numëron mijëra ndjekës në Instagram i ftuar në emisionin”Jeto me Orën” na tregoi më shumë për paroditë që ai bën. Vlen për të përmendur që Gëzimi i shkruan vetë tekstet e këngëve të tij.

Ai na tregoi se muzika është e trashëguar nga familjarë të tij. Ky pasion ka nisur që kur ai ka qenë i vogël. Gëzimi që nga klasa e tretë në fillorë ka ndjekur shkollën e muzikës. Edhe pse ai merrte mësime për muzikën klasike shpirti i flinte gjithmonë tek kënga popullore.

Këngëtari na tregoi se rruga e tij drejt muzikës ka nisur me një temë sociale dhe që prej atij publikimi ai u bë shumë i dashur për publikun, gjë e cila e motivoi për të ecur përpara.

Gëzimi u shpreh se njerëzit i motivonin më shumë këngët e tij me humor duke bërë parodi për Big Brodher, Përputhen etj, duke marrë kështu rreth 1 milion klikime në Tik-Tok. Videoja e parë që ai ka bërë ka qenë për Borën dhe Donaldin. Reagimet e njerëzve kanë qenë shumë të mira. 

Një ndër videot qe pëlqejnë më shumë ndjekësit e tij janë paroditë që ka bërë për mungesën e energjisë elektrike në Kosovë. Ndërsa gjatë pandemisë ai ka bërë edhe një video me titullin”Koronavirusi” një këngë e cila për Gëzimin ka shkaktuar shumë ndjesi emocionale. Të trajtosh tema të ndryshme me nota parodie pëlqehet më shumë nga publiku.

Frymëzim për parodistin është këngëtari Adem Ramdani i cili e ka ndihmuar Gëzimin të krijojë tekste të bukura dhe me nota humori.

Gëzimin u shpreh se “periudha e pandemisë ka qenë ngarkesë emocionale dhe na ka ndërgjegjësuar për të menduar më shumë për jetën dhe jo për punën”.  Ai e do shumë botën e artit sepse aty i fle zemra.