NATO i përgjigjet Rusisë, prezencë në 30 vende, 120 anije dhe 3 grupe sulmi në Evropën Lindore

Sekretari i NATO-s, Stoltenberg u tha gazetarëve se NATO ka vendosur elementë të forcës së saj të reagimit të shpejtë në tokë, det dhe në ajër në Evropën Lindore.

Ai thotë se blloku i sigurisë tashmë ka forcuar mbrojtjen dhe se SHBA, Kanadaja dhe vendet evropiane kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.

Më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se forcat do të mbrojnë "çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s" dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuar nga Rusia - duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën.

Është e rëndësishme të theksohet se NATO e ka qenë tashmë shumë e qartë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës.