Na duhen ushtarë! S'ka problem mosha! Thirrja e ushtrisë, Ukraina: Izoloni Rusinë
Ministria e Mbrojtjes bën sërish thirrje për rekrutim të civilëve pavarësisht moshës edhe nëse janë minorenë.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë postuar sërish në Twitter thirrjen që i atribuohet komandatit të trupave Yuri Galushkin
"Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. “Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe. Nëse njerëzit kanë vështirësi me regjistrimin më shkruani në twitter.
Ministri i Jashtëm i i Ukrainës përmes një postimi në tëitter shkruante se hera e fundit kur kryeqyteti ukrainas përjetoi një sulm të tillë të tmerrshëm me raketa ruse në Kiev është viti 1941 kur u sulmua nga Gjermania nazite.
“Ukraina e mundi atë të keqe dhe do ta mposhtë edhe këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet. Largoni Rusinë nga çdo gjë” shkruan ministri i Jashtëm rus.
Horrific Russian rocket strikes on Kyiv. Last time our capital experienced anything like this was in 1941 when it was attacked by Nazi Germany. Ukraine defeated that evil and will defeat this one. Stop Putin. Isolate Russia. Severe all ties. Kick Russia out of everywhete.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 25, 2022