Mentaliteti në vend? Kristi Aliaj Dragot: Në Shqipëri, kultura romantike bazohet në interes

Kristi Aliaj Dragot nuk është vetëm djali i artistit Robert Aliaj, por është edhe një njeri i suksesshëm në fushat që ai ka zgjedhur të ndjekë. Një artist me botë të madhe i cili nuk rresht kurrë së kërkuari më të mirën për veten e tij.

Së fundmi është pjesë e një programi dashurie, i cili po jep shumë nga vetja e tij dhe mënyra e drejtpërdrejtë e ka bërë atë shumë të pëlqyer dhe njëkohësisht “të urryer” nga publiku se në fakt ata që janë të drejtpërdrejtë e ndajnë popullin shqiptar në dy gjysma, o të duan o të urrejnë nuk ka një rrugë të mesme.

Shabani: Si ndihesh në mënyrën sesi i sjell publikut shqiptar? Ke ndërmend t’i përshtatesh pak popullit apo Who cares?

Aliaj: Nuk e di sesi jo Who cares. Do doja të përshtatesha, por nuk e di si dhe për çfarë. E kupton ndryshimin? Nuk do të dilja kurrë nga vetja për të bërë diçka se është budallallëk dhe nuk do e bëja sepse aventura është të jesh vetvetja.

Shabani: Si është mentaliteti në Bruksel me këtu në Shqipëri?

Aliaj: Atje është shumë ndryshe, ndërsa këtu në përgjithësi romanca ka interesa është një kulturë romantike ku njerëzit janë të bazuar në interesin që kanë, kurse në vende si Belgjika është pak më honest, më e drejtpërdrejtë, më e hapur, është pak më e qartë dhe vajzat në Belgjikë e shprehin më qartë në seksualitetin e tyre, kurse këtu nuk kanë shumë guxim.

Shabani: Je hasur shpesh me shprehjen ti je i dyti se pata një fatkeqësi me të parin?

Aliaj: (qesh) Po i dyti si gjithmonë dhe e kam dëgjuar këtë si shprehje se ma ka thënë një gocë. Kujdes kur të thonë je i dyti.

Shabani: Vajzat në Belgjikë dhe vajzat në Shqipëri për sa i përket të bukurës?

Aliaj: Fizikaliteti në Shqipëri fiton. Kanë më shumë personalitet në fytyrë, në trup në mënyrën sesi shprehen dhe fizikisht për mua janë një nivel më lart.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: