Çollaku: Akti i sotëm ktheu Evropën 40 vite mbrapa. Lojë e Putin për përfitim politik

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Kreshnik Çollaku, është shprehur se pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës është akti më i rëndë që i ka ndodhur Evropës që pas Luftës Dytë Botërore.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Çollaku është shprehur se e gjithë jo është lojë e Rusisë për të përfituar politikisht.

Kreshnik Çollaku: Akti i sotëm është akti më i rëndë që i ka ndodhur Evropës që pas Luftës së dytë Botërore. Kjo e çon Evropën në 40 vite mbrapa. Është i vështirë të kuptohet synimi i kësaj sjellje. Nuk mendoj se ka ndonjë përfitim territorial. Kjo është një lojë për përfitim politik të Rusisë.

Sipas tij me këtë që ka bërë Rusia ka shembur reputacionin ndërkombëtar.

Kreshnik Çollaku: Ai ka shembur reputacionin ndërkombëtar të Rusisë në parametra të pabesueshëm. Rusia sot është një vend pushtues, agresor e krahasueshme e Adolf Hitlerit. Plani i Rusisë është për t’iu kundërvënë zgjerimit të BE sidomos NATO-së në ato hapësira që Putin i konsideron ish-sferat e influencës ruse sovjetike.

Ndër të tjera ai tha se Rusia ka plan edhe për destabilizimin e Ballkanit.

Kreshnik Çollaku: Rreziku i Ballkanit është permanent. Nuk e përjashtoj vazhdimin e kësaj strategjie për të goditur Ballkanin. Baza më e sigurt e Rusisë në Ballkan është Rusia. Nuk e përjashtoj planin për destabilizimin e Ballkanit.