Pushtimi rus ndaj Ukrainës, NATO vë në gatishmëri 100 avionë luftarakë
NATO ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
NATO ka aktivizuar planet e saj të mbrojtjes dhe u ka dhënë më shumë autoritet komandantëve ushtarakë në përgjigje të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
“Aleanca po planifikon të vendosë më shumë pajisje ushtarake për të përforcuar vendet e Evropës Lindore” u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një takimi të Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Deri më tani janë vënë në gatishmëri 100 avionë luftarakë.
E po ashtu aleatët e organizatës më të madhe ushtarake në botë kanë rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.
Stoltenberg tha se Rusia "po përdor forcën për të rishkruar historinë" dhe "po i mohon Ukrainës rrugën e saj të lirë dhe të pavarur".
Forcat ruse filluan një sulm të shumëfishtë në Ukrainë në orët e para të 24 shkurti

