Çernobili u kap nga forcat ruse, dalin pamjet e tankeve jashtë ish-stacionit bërthamor
Uzina bërthamore e Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse, tha të enjten një këshilltar i Zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha ai.
"Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot", tha Podolyak.
Një video, e verifikuar nga BBC, duket se tregon tanke ruse të stacionuara jashtë ish-stacionit të energjisë bërthamore.
Ndërkohë një qytetare ukrainase shkruan në rrjetet sociale.
"Po, 30 minuta më parë humbëm kontrollin e stacionit atomik të Çernobilit. Që nga mëngjesi, një qytet afër Kievit është nën sulm masiv të aviacionit dhe është shumë e frikshme. Ka një aeroport ushtarak dhe 34 helikopterë rusë po përpiqen të zbarkojnë ushtarët e tyre. Është vetëm 20 km larg. Ne qëndrojmë së bashku me një çantë shpine me dokumente, ushqime dhe disa rroba në pritje të sulmit të radhës. Pritet në orën 22:00.Shumë avionë ushtarakë ukrainas po fluturojnë".
Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.
#Russian armored forces have captured the #Chernobyl Nuclear Power Plant of #Ukraine. pic.twitter.com/9hH79e6PQW
— Nikhil Choudhary (@NikhilCh_) February 24, 2022
