"Putini të japë dorëheqjen!" Rusia arreston dhjetëra protestues kundër luftës në Ukrainë
Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë sot pas pushtimit të Ukrainës.
Demonstruesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë, thuhet në deklaratë.
Pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha pranë Kremlinit.
Rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë sheshit 'Pushkin' në Moskë dhe deri në 1,000 njerëz në qytetin e Shën Petersburgut, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Putin’s hometown. When does Putin run out of capacity to repress mass protests? He’s fighting a major war with large nieghbor ~600km away. https://t.co/8IvjTAjDEW
— Alexander S. Vindman (@AVindman) February 24, 2022
Në media janë shfaqur imazhe të policisë ruse duke arrestuar protestuesit në një protestë kundër luftës që po zhvillohet në sheshin Pushkinskaya të Moskës qendrore.
Një imazh i marrë nga një fotograf i AFP-së në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një burrë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: "Jo luftës me Ukrainën! Putini të japë dorëheqjen".
Imazhet e tjera tregojnë oficerët duke bllokuar sheshin. Një gazetar i Guardian në vendngjarje tha në Twitter se ka një "prezencë shumë të madhe policie" në zonë.
Në SHBA, një tubim pro-ukrainas pritet të zhvillohet jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC në orën 16:30 me orën lokale.

