Biden: Udhëheqësit e SHBA-së dhe G7 ranë dakord për sanksione "shkatërruese" kundër Rusisë
Në një mesazh përmes Twitter-it, presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai ra dakord me liderët e tjerë të G7 për paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari Rusisë.
"Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës," – theksoi Biden
Biden u takua me liderët më herët sot dhe do të flasë me ta nga Shtëpia e Bardhë mbi situatën që po shpaloset në Ukrainë.
Ai ka bashkangjitur në postim një foto nga Salla e Takimit.
“Këtë mëngjes, u takova me homologët e mi të G7 për të diskutuar sulmin e pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës dhe ramë dakord të ecim përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia. Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës.” – shkruan Biden.

