Harta: Ja zonat ku ka shpërthime dhe ku janë lokalizuar forcat ruse përreth gjithë Ukrainës
Pas nisjes së sulmit rus, duket se gjërat po ecin me shpejtësi në Ukrainë, ndërsa shumica e informacioneve që vijnë nga të dyja palët mbeten të paverifikuara.
Sulmet dhe shpërthimet me raketa ruse janë raportuar pranë qyteteve të mëdha dhe që synojnë infrastrukturën ushtarake.
Ndërkohë Rusia thotë se ka shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë në territorin ukrainas deri më tani.
Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, por kjo nuk është konfirmuar akoma.
Luftimet e ashpra raportohen në lindje, ku forcat ruse thuhet se kanë sulmuar një spital në rajonin e Donetskut.
Ka pasur përleshje edhe në qytetet portuale të Odesa dhe Mariupol, dhe në Kharkiv, në veri-lindje.
Rusia duket se ka nën kontroll bazën ajrore Antonov, rreth 15-20 milje jashtë Kievit. Por Ukraina thotë se po lufton dhe një betejë duket se po vazhdon në këtë zonë.
Numri i përgjithshëm i viktimave vazhdon të jetë i paqartë. Ndërsa raportohet se dhjetëra personel ushtarak dhe civilë janë vrarë.
Në kryeqytet, Kiev, po bien sirenat e sulmit ajror. Kryebashkiaku Vitali Klitschko, një ish-kampion i boksit në peshat e rënda, ka vendosur një shtetrrethimi në qytet nga ora 22:00 deri në 07:00 me orën lokale.
Nga ana tjetër, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe BE-ja gjithashtu do të ngrijë asetet ruse.


