Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Putini ka nisur një luftë masive në Evropë, po bombardon edhe spitalet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 19:31
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Putini ka nisur një luftë masive agresioni në Evropë.
Ai shton se forcat po bombardojnë spitalet ukrainase tani, duke bërë thirrje që qeveritë të vijnë në mbështetje të Ukrainës.
Kuleba: Mbani parasysh këtë: Putini ka nisur një luftë masive agresioni në Evropë gjatë një pandemie ende të ndezur. Për më tepër, rusët po bombardojnë spitalet ukrainase tani. Kjo është përtej të keqes. E vetmja zgjedhje morale që çdo qeveri mund të bëjë tani është të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet.

