Solidaritet me viktimat e luftës, Salvini vendos një tufë me tulipanë në derën e Ambasadës së Ukrainës

Lideri i Partisë Lidhja, Mateo Salvini, vendosi mbrëmjen e sotme një tufë tulipanësh të bardhë  në derën e Ambasadës ukrainase në Romë në shenjë solidariteti për viktimat nga sulmi rus.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion "special" për "çmilitarizimin" e Ukrainës.