Dhjetëra qytetarë “pushtojnë” rrugët e Moskës, kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës. 150 të arrestuar
Dhjetëra qytetarë në Moskë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë.
Videot ku qytetarët shihen në rrugë janë publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se deri më tani janë arrestuar rreth 150 persona që kanë dalë kundër pushtimit të Ukrainës.
Rreth orës 04:00 të datës 24 shkurt, Rusia sulmoi Ukrainën dhe nisi luftën.
Ministria e Mbrojtjes tha se kishte në shënjestër elementë të infrastrukturës ushtarake ukrainase dhe kërkoi të shmangte viktimat civile.
This is Moscow, #Russia. People went out to the streets protesting against the war and Russian invasion in #Ukraine. According to human rights defenders, more than 150 people have been detained so far for protests in Russia. Their number will most certainly grow pic.twitter.com/ZcdY3vLtws
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 24, 2022
Raporte të shumta nga terreni thanë se sulmet e dukshme ruse në të gjithë Ukrainën kanë shkaktuar dëme në baza ushtarake, depo armësh dhe disa fabrika armësh.