Qyteti port i Mariupolit nën sulm, rruga e sigurt e Rusisë drejt Krimesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 19:53
Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është nën një zjarr të fortë me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut - të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.
Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

