Boçi: Elbasani i nënshkruar brenda 1 dite, a është e paligjshme? Rama: Qeveria ime ndjek ligjin

Tashmë janë bërë tashmë mbi 8 orë që ndodhet në komisionin hetimor për incineratorët, kryeministri Edi Rama u shpreh në këtë komision se qeveria e tij ndjek vetëm procedurat ligjore.

Ndërsa deputeti demokrat Luçiano Boçi se kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek Energji është miratuar brenda një dite, pa pritur periudhën 7-ditore të ankimimit.

Për këtë arsye Boçi tha se kjo kontratë është e paligjshme sepse s’ishte bërë akoma e ligjshme kontrata e nënshkruar.

Ndërkohë që Rama u përgjigj se nuk di se çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë, pasi kalojnë nëpër lloj-lloj sitash.

Pjesë nga debati në komision:

Boçi: Nënshkruhet kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek energji, kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim, në datën 16 mbyllet ankimimi, mendoni se është një vendim i marrë mbi një kontratë jo të ligjshme, sepse s’ishte bërë akoma e ligjshme kontrata, duhet të priste 7-ditëshin e ankimimit, kjo është pyetja ime.

Rama: Qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjitha procedurat që i imponon ligji, nuk di ç’ka ndodhur më 16 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë, mos harroni që vendimet tona kalojnë nëpër lloj-lloj sitash, të përsërisim të njëjtën gjë, nuk e di si ta bëj më të larmishëm, ngaqë nuk keni qenë kurrë në qeveri, ngaqë kultura juaj qeverisëse është ajo që është, nuk po i hyj, nuk e di. Përgjigja ime është kjo.

Boçi: Shumë mirë e pranuat dhe vetë.