“Fol hapur, Sergei!” Vladimir Putin qorton shefin e tij të spiunazhit gjatë diskutimeve për Ukrainën
Në një kohë kur Perëndimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po kërkon mënyra për të de-përshkallëzuar situatën në Ukrainë dhe duke pritur për lëvizjen e radhës të Vladimir Putin, Presidenti rus i ka dhënë botës një qasje se si i qorton zyrtarët rusë.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua të hënën, Shefi i Shërbimit Informativ Sergei Naryshkin u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi masën e Kremlinit për të njohur dy rajone lindore të Ukrainës - Donetsk dhe Luhansk - si rajone "të pavarura".
Naryshkin, i cili ishte dukshëm i tensionuar, fillon fjalimin e tij, por u ndërpre vazhdimisht nga Putin, i cili i kërkoi të fliste qartë.
"Ne duhet të marrim një vendim për atë që po diskutohet sot," - tha Naryshkin, por u ndërpre në mes nga presidenti rus, i cili pyeti nëse ai sugjeron fillimin e negociatave.
Shefi i spiunazhit rus e mohoi, por u ndërpre përsëri nga Putin, i cili tha: "Apo njihni sovranitetin? Flisni, Flisni, Flisni, Flisni, Flisni qartë!"
Naryshkin tha se ai "do të mbështesë propozimin për të njohur këto rajone."
Megjithatë, Putin, me një buzëqeshje djallëzore në fytyrën e tij, e pyeti nëse ai "do të mbështesë" apo ai "po mbështet".
"Fol hapur, Sergei," - tha Putin, pas së cilës Naryshkin u përgjigj se ai po mbështet "propozimin për të inkorporuar republikën popullore të Donetsk dhe Luhansk në Federatën Ruse".
Since I haven't found an English version online, I've added subtitles to Putin's humiliation of his spy chief during today's grotesque security council meeting in the Kremlin. pic.twitter.com/bFx25nWzTK
— Peter Liakhov (@peterliakhov) February 21, 2022

