Vritet një ushtar ukrainas në Luhansk, separatistët pro-rusë kanë plagosur edhe 6 persona të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2022, 09:12
Një ushtar ukrainas ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur pas bombardimeve nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Luhansk.
Ushtria ukrainase tha se shkelja e armëpushimit po ndodh në nivele të larta, pasi presidenti Putin njohu rajonin si entitet të pavarur nga Ukraina.
Sipas raportimeve janë regjistruar 96 incidente me bombardime nga separatistët gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 84 raste përshkallëzimi.
Ukraina tha se forcat separatiste përdorën artileri të rëndë, mortaja dhe sisteme raketash Grad.
