Mes Rusisë dhe Ukrainës, banorët e Donetskut: S’kemi energji elektrike, kemi frikë për të ardhmen
Njohja e rajonit lindor të Ukrainës nga Rusia si shtete të pavarura nga Kievi i ka kapur në befasi banorët që jetojnë në këtë rajon. Ata shprehen se lajmet i kanë marrë vesh me vonesë për shkak të mungesës së dritave dhe se ndihen të frikësuar për zhvillimet që po ndodhin.
Familja e minatorit Dmitri Maksimenko u kap në befasi nga njohja e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut si entitete të pavarura nga Rusia.
Minatori Dmitri Maksimenko jeton në vijën e parë të tensioneve në qytetin Krasno Gorivka që ndodhet pranë Donjeckut, një zonë e kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Rajoni ka mungesë të theksuar të energjisë elektrike si edhe të qasjes në internet.
Minatori thotë se lajmin për pavarësinë e Donjeckut nga Ukraina e mori vesh pas dy ditësh dhe shton se ndihet i frikësuar nga situata aktuale.
"Sot, siç e kuptova Republika Popullore e Donjeckut u njoh nga Rusia. U shokova. Gruaja ishte në shtëpi. Ajo erdhi dhe më tha, a i pe lajmet? Si mund ta merrja vesh pa internet dhe pa drita. Si mund ta dija? Nuk e di çfarë do ndodhë pas kësaj situate, se si do të duket. Të them të drejtën, jam pak i frikësuar."
Ai rrëfen gjithashtu të shtënat me armë që ka dëgjuar së fundmi për të cilat thotë se nuk e di se nga kanë ardhur.
"Ata vendosën një artileri prapa një ndërtese nëntë katërshe, nëse do të qëllojnë zhurma do jetë aq e fortë sa xhamat e dritareve mund të thyhen. Do duket sikur ka rënë ndonjë predhë."
Minatori ndihet konfuz për lajmet kontradiktore që dëgjon.
"Disa thonë se Ukraina ka vendosur të pushtojë territorin e Donjeckut, ndërsa lajmet ukrainase thonë se Rusia ka vendosur të pushtojë territorin e Ukrainës.
Rusia njohu të hënën Donjeckun dhe Luhanskun si shtete sovrane dhe të pavarura nga Ukraina.


