SHBA fton Serbinë t’i dalë kundër Putinit, Departamenti i Shtetit: Vuçiç t’i bashkohet BE-së në sanksione

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Beogradit që të qëndrojë krah Bashkimit Evropian lidhur me qëndrimin e perëndimit ndaj Rusisë sa i përket njohjes si entitete të pavarura që Moska i bëri rajonit të Donbasit në lindje të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit ftoi presidentin Aleksandër Vuçiç që t’i bashkohet BE-së në sanksionet që kjo e fundit do të vendosë kundrejt Rusisë.

Si rrallë herë, kreu i shtetit serb deklaroi të martën se e kupton rëndësinë e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, por pa bërë kritika ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin pas aktit të njohjes së dy rajoneve ukrainase si entitete të pavarura nga Kievi, njësoj siç bënë të gjitha vendet perëndimore dhe ballkanike.