Komunistët nuk dorëzohen, OKB: Situata në Kore e keqe, duhet t’i bindim të pranojnë ndihmë me vakisna
Koreanoveriorët nuk pranojnë se kanë ndonjë rast me Koronavirus në vend, ndaj edhe refuzojnë që të marrin vaksina kundër Covidit. Zyrtarët e OKB-së janë të shqetësuar për situatën në Kore, ndërsa bëjnë thirrje se vendi duhet të bindet që të pranojë ndihmë me vaksina për qytetarët.
Korea e veriut mbetet vendi më i izoluar në botë, ku nuk hyn e nuk del asnjë informacion. Edhe të dhënat për infektueshmërinë dhe vdekshmërinë prej Koronavirusit janë të pabesueshme, pasi gjatë karantinës autoritetet nuk pranonin të kishin asnjë të infektuar.
Eksperti kryesor i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut i kërkon komunitetit ndërkombëtar të dërgojë 60 milionë doza vaksinash kundër koronavirusit në Korenë e Veriut. Sipas tij qytetarët e Koresë nuk kanë marrë vaksinim kundër virusit, ndërsa vendi ka refuzuar ofertat e vaksinave kundër COVID-19, duke përfshirë COVAX-in, programin global të ndarjes së vaksinave.
Gjashtëdhjetë milionë doza do të ishin të mjaftueshme për të siguruar dy doza vaksinash për të gjithë popullsinë e Koresë së Veriut, tha zyrtari i lartë i OKB-së. Koreja e Veriut dhe Eritrea në Afrikë janë dy vendet e vetme në botë që ende nuk kanë filluar fushatë vaksinimi masiv, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Që nga fillimi i pandemisë, Koreja e Veriut ka raportuar gjithsej 54,187 teste për dhe thotë se të gjitha testet kanë qenë negative.

